Mëngjesi bosh në rrugët e Mostarit, vendi ku u shemb oxhaku dhe vdiq e reja Elmira Sefo

Sipas informacioneve të fundit në teren, sot në mëngjes rrugët janë bosh në Mostar. Vendi i shembjes së oxhakut është i rrethuar me shirit të verdhë.

Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë me epiqendër në Stolac, është konfirmuar zyrtarisht nga Instituti Federal Hidrometeorologjik.

Ishte dramatike edhe në Mostar. Oxhaku u shemb, qytetarët në panik u larguan nga banesat e tyre. Gjatë natës u regjistruan edhe disa tërmete të tjera të vogla.

Fatkeqësisht, në këtë tragjedi jetën e ka humbur e reja, Elmira Sefo.