Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell

Shkup, 21 mars – Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -6 deri -1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 22 gradë.

Në Shkup mot me diell me erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të bie deri -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 22 gradë.

Siç informojnë nga DPHM, të shtunën vranësirat do të rriten, ndërsa nga e diela vijon periudhë e motit të ndryshueshëm dhe relativisht të ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Lokalisht reshjet do të kenë karakter të rrëmbyeshëm. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore.