Menduan se u ndanë përfundimisht, prindërit të zhgënjyer teksa panë sërish Biancan me Kanye West

Pasi u përhapën thashethemet për divorcin e Kanye West dhe Bianca Censorit, ata u panë së bashku në Tokio dhe prindërit e së njëjtës u zhgënjyen për këtë.

Sipas burimeve për Daily Mail, prindërit kishin shpresuar se ajo i kishte dhënë fund lidhjes me reperin e njohur.

“Bianca u tha prindërve se është gati të ndahet nga West. Ata nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh dhe janë të bindur se ai po e kontrollon atë”, pohojnë ata.

TMZ raportoi më parë se Bianca dhe Kanye kishin një grindje dhe se këngëtari planifikoi të transferohej në Tokio, ndërsa Censori udhëtoi për në Australi me familjen e saj.

Kur u shfaqën pretendimet, dyshja u fotografuan në një qendër tregtare në Tokio në një humor të mirë.

Burimet pohojnë se historia e tyre për gjendjen e martesës me Kanye po ndryshon vazhdimisht dhe se askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas.

Bianca dhe Kanye (Twitter/Screenshot)

Kanye dhe Bianca u martuan në vitin 2022, vetëm një muaj pas divorcit të Kanye nga Kim Kardashian.

Artisti dhe ylli i “Keeping Up With the Kardashians” kanë bashkë katër fëmijë.