Menaxhimi racional i buxhetit të shtetit do të krijojë mundësi reale për plotësimin e nevojave të qytetarëve!
Shkup, 5 gusht – Makina sot është bërë pjesë e pandashme e secilës shtëpi, në fakt është bërë domosdoshmëri sikurse të jetë shtëpi. Qofshin qytetarë që jetojnë në qytete apo fshatra periferike makinat janë mjete që janë në përdorim të përditshëm. Por, sa janë kostot e një makine, a është vështirë vetëm për tu blerë makina apo edhe për tu përdorur? Janë pyetjet apo dilemat që më së shumti ngrihen nga çiftet e reja edhe ata që sapo marrin lejen e vozitjes. Konstesti kohor ka ndryshuar e bashkë me të edhe njerëzit nëse dikur shoferë apo ngasësh makinash kanë qenë vetëm meshkujt sot shumica dërmuese janë femra, nga kjo kuptohet që me automatizëm është rritur edhe numri i makinave që janë në përdorim, shkruan Zhurnal.
Makinat nevojë e pashmangshme, por sa janë mundësitë reale për të blerë një makinë?
Të blesh një veturë në ditët e sotme, nuk është lehtë, jo vetëm për çmimet e larta por edhe për cilësinë. Pritjet për një makinë të re të porositur mund të jeni deri në tre muaj si pasojë e mbingarkimit të tregut botëror të industrisë së automobilave. Por, qytetarët tanë më shumë preferojnë të blejnë makina të përdorura të importuara. Ndonëse shumica me kilometra të kthyera pa asnjë kontroll nga autoritet e shtetit, qytetarët thonë se bëjnë kompromis për t’u dalë më lirë.
Sipas Drejtorisë së Doganave, në 6 muajt e parë të këtij viti janë importuar mbi 25.700 vetura, prej të cilave afër 19.300 janë të përdorura. Kjo nënkupton që rreth 6.400 vetura të reja janë zhdoganuar në gjysmën e parë të këtij viti, prej të cilave gjithsej shteti ka akumuluar mbi 5,5 milionë denarë ose mbi 90 mijë euro fitime nga taksat e zhdoganimit.
Në gjysmën e parë të vitit 2024 janë importuar gjithsej 25.709 vetura. Në periudhën janar-qershor 2024 janë importuar 19.286 automjete të përdorura. Prej të cilave 6.423 të reja dhe 19.286 të përdorura = 5.589.690 denarë.
“Ndërkaq tregtarët ankohen për rritjen e taksës ekologjike nga shteti, gjegjësisht për makinat që janë më të vjetra se viti 2010 dhe katalizatorin e kanë të standardit ‘Euro 4’ e poshtë, e kanë tarifën më të shtrenjtë që nënkupton se paguajnë më shtrenjtë. Por, shteti nuk e zgjidh problemin e ndotjes për shkak se ato përsëri qarkullojnë në treg dhe nëpër rrugët tona, por konsumatori final e paguan më shtrenjtë për ta vozitur në njëjtën”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.
“Shteti duhet t[i ulë këto shpenzime doganore që të jetë më lehtë për konsumatorin e fundit që blen makina. Qytetarë s’kanë para të blejnë makina të reja dhe me këtë standard janë të shtrenjta, kur të gjitha shtetet i kanë më lirë këto tarifa në rajonin tonë si Serbia, Kosova, Shqipëria, këtu te ne paguajmë më shtrenjtë. Ne kemi komunikim me të gjithë tregtarët e makinave, në këto tre muajt e fundit shitja ka rënë shumë, diku 80% shesim më pak, problemin nuk e dimë çfarë është”, tha Ismail Mehmeti, tregtar makinash, për Alsat.
Ndonëse në vendet e rajonit, tregu është stërmbushur me makina të vjetra me origjinë nga shteti korean, në vendin tonë nuk është se preferohen shumë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave. Në gjysmën e parë të vitit 2024 janë importuar gjithsej 21 makina të përdorura nga Koreja e Jugut. Qytetarët tanë mbeten besnik të makinave me origjinë gjermane, prej ku ndihen më të sigurt të investojnë në prodhimet e automobilave me standarde të Bashkimit Evropian.
Kur qytetarët mendojnë disa herë për të blerë një makinë, qeveritarët në krizën më të madhe kishin shpenzuar miliona euro para të qytetarëve për makina me qira –
Në kohën më të vështirë shëndetësore e ekonomike, kur qytetarët ishin të izoluar e shumica të përjashtuar nga vendet e punës, luksi qeveritar nuk kishte të ndalur duke shfrytëzuar makina me qira në vlerë prej 5 milionë euro për vetëm tre vite. Në periudhën nga viti 2018 deri në 2021. Ky është skandali i rradhës që dëshmonte se qeverisjet e vendit tonë nuk e kanë çështje parësore hallin e qytetarëve por esenciale për ata është që të keqpërdorin buxhetin e shtetit dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi për të plotësuar nevojat e egot e tyre.
Kur të punësuarit në arsim kërkonin paga më të larta nxënësit ngelen tre javë pa mësim sepse aq gjatë negociohej e arsyetoheshin nga MASH se nuk ka buxhet shteti, gjithkush kërkonte paga më të larta, mirëpo qeveritarët nuk nxitonin të “gabonin”, pasi pastaj nuk do ngelnin para në buxhet për të marrë makina me qira.
Periudha e viti 2020 dhe 2021 ishin më të vështirat për qytetarët e RMV-së atëherë kur edhe vendi u fut në krizë të shumëfish, por nuk ishte e vështirë edhe për pushtetarët pasi ata vetëm për makina luksoze gjatë kësaj periudhe kanë shpenzuar 5 milionë euro. Shpenzime të larta e të panevojshme të cilat do të kishte qenë e udhës që në mes të krizë të destinohen në pako për të ndihmuar sa më shumë qytetarët. Por, kështu veprojnë politikanët e pushtetarët që janë aty për t’i ndihmuar qytetarët por jo edhe ata që janë aty për t’i ndihmuar vetës së tyre.
Nga Anti-Korrupsionit zbuluan se Qeveria për 3 vite ka shpenzuar 5 milion euro për Lizing(qira) operativ për vetura të klasit të lartë të cilat kanë kushtuar deri në 39 mijë euro. Shemshi Sallai tha se Anrti-Korrupsioni ka vërejtur që marrëveshjet për Lizing operativ që janë lidhur me më shumë operator ekonomik, por numri më i madh i tyre është bërë me të njëjtën kompani.
“Në periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2021 janë lidhur marrëveshje në vlerë të përgjithshme prej së paku 307.750.153 denarë ose rreth 5 milion euro”, u shpreh Shemshi Sallai, nga Anti-Korrupsioni.
Ky terror i qeverisë së mëparshme asesi nuk duhet të trashëgohet në qeverinë aktuale, por duhet të punojnë me vëmendje dhe vigjilencë në shpenzimin racional të buxhetit të shtetit që mbushet nga xhepat e qytetarëve. Kur buxheti i shteti do të shfrytëzohet drejt dhe saktë do të ketë hapësirë e mundësi edhe për qytetarët që të plotësojnë nevojat e tyre, që nuk janë të pakta, por të paktën ato që janë esenciale e të patjetërsueshme. /Zhurnal.mk