Mehmedoviq: Derisa ka numra të larta të infektimeve, do të ketë dhe çertifikatë për vaksinim

Shkup, 15 shkurt – Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq, sot në konferencë për media tha se masat do të ndryshojnë dhe do të lehtësohen vetëm kur të kemi përmirësim të gjendjes epidemiologjike dhe kur mos të kemi numër të lartë të infektimeve, informon Zhurnal.

Siç shprehet ai, për momentin nuk është e mundur shfuqizimi i çertifikatave.

Ai shtoi se çertifikatat janë në drejtim të asaj që të mos përhapet virusi, veçanërisht të mos infektohen ato me imunitet të dobët.

“Sot çertifikatë nuk mund të merni nëse nuk keni kaluar sëmundjen, gjegjësisht sipas asaj që kemi propozuar herën e fundit. Tani çertifikata do të vlejë 180 ditë, gjashtë muaj, vaksinat kanë vlerë të pakufizuar. Ato që nuk mund të dëshmojnë se e kanë kaluar virusin, dhe kanë fituar imunitet, do të jenë të mbrojtur që të mos hyjnë në hapësira që janë me rrezik të lartë të infektiimit. Kjo është intenca për momentin me çertifikatat, të mos i lëmë të jenë në atë anë ato që nuk kanë imunitet”, shtoi Mehmedoviq.//Zhurnal.mk