Meghan Markle bën hapin për të rregulluar raportet me Kate Middleton
Meghan Markle thuhet ta ketë bërë tashmë hapin e parë për të rregulluar raportet me Kate Middleton.
Dukesha e Sussex dhe Princesha e Uellsit kanë pasur një raport të vështirë viteve të fundit, mes konflikteve të shumta të raportuara, detaje të cilat janë bërë të ditura nga Harry dhe Meghan.
Ish-aktorja e pranoi se ishte lënduar nga veprimet e Kate-it. Harry e shpjegoi në librin Spare këtë situatë, sipas së cilës tha se e kishte gjetur Meghan duke qarë në dysheme pas një argumenti me Kate-in për fustanat e përcjellëseve të nuses.
Por, siç duket Meghan po shikon të rregullojë raportet me kunatën e tij, ku thuhej se ajo tashmë ka kontaktuar Kate-in dhe Mbretin Charles III.
“Meghan ka kontaktuar Kate-im dhe Charles-in”, tha një burim për US Weekly. “Pra, po bëhen lëvizje për pajtim”.
Një burim i dytë shtoi: “Meghan e mbështet Harry-n në gjithë këtë dhe ajo i uron familjes mbretërore – përfshirë Kate-in – më të mirën”.
Burimi pretendon se Princesha Kate është “e hapur” për pajtim dhe ajo “është e gatshme të ecë përpara”, por “nuk do të ndërhyjë” në marrëdhëniet e burrit të saj Princit William me vëllain e tij më të vogël.