Mediat greke për gatishmërinë e shprehur të Maqedonisë së Veriut për të pranuar civilë nga Afganistani

Athinë, 17 gusht – Gatishmërinë e shprehur si nga Maqedonia e Veriut ashtu edhe nga Shqipëria për të pritur popullsi civilë nga Afganistani, e transmetojnë mediat greke në artikujt e botuar në botimet e tyre onlajn, njoftoi korrespondentja e MIA -s nga Athina.

“Maqedonia e Veriut do të pranojë popullatë civile të Afganistanit”; “Zaev: Maqedonia e Veriut do të pranojë popullatë civilë nga Afganistani”; “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të gatshme për të pranuar refugjatë nga Afganistani”; “Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut hapin dyert për refugjatët afganë”, janë disa nga titujt e artikujve në të cilat mediat greke e transmetojnë edhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev.

“Maqedonia e Veriut ka shprehur gatishmërinë për ta pranuar kërkesën e SHBA-së për të pranuar popullsi civile nga Afganistani. Kryeministri i vendit Zoran Zaev deklaroi se Maqedonia e Veriut e informoi SHBA-në se është në dispozicion të tyre për të ndihmuar në shpëtimin e qytetarëve nga Afganistani, shkruan agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

“Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me kërkesë të SHBA-së, kanë shprehur gatishmërinë për të pranuar përkohësisht një numër të pacaktuar refugjatësh politikë afganë që u larguan nga vendi pasi talebanët e morën kontrollin e kryeqytetit,” shkruan onllajn botimi i gazetës “Dokumento”.

Lidhur me zhvillimet e fundit dhe situatën në Afganistan, në intervistë për mediat greke foli edhe Ministri grek i Migracionit dhe Azilit, Notis Mitarakis dhe tha se Greqia është e përgatitur siç duhet për të shmangur një valë të madhe emigrantësh dhe shtoi se vendi nuk mund të kalojë një krizë migratore si në 2015.

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias so do të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.

Lideri i SYRIZA Aleksis Cipras, përmes profilit të tij zyrtar në “Fesjbuk”, komentoi se zgjidhja e vetme është një nismë rajonale dinamike e KB-së.