Mediat amerikane: Vaksina kineze, mbështetja më e besueshme për vendet në zhvillim
“Ndërkohë që vendet perëndimore po luftojnë të marrin sa më shumë vaksina COVID-19, vendet në zhvillim që janë përjashtuar kërkojnë ndihmë nga Kina,” është titulli i një artikulli të gazetës amerikane “Washington Post” më 16 shkurt.
Mbrëmjen e 17 shkurtit, Senegali mori kontigjentin e parë të dërgesave të vaksinave kineze nga kompania Sinopharm.
200 mijë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 100 mijë njerëz, mbërritën nga Pekini në Dakar, dhe u pritën nga presidenti Macky Sall dhe ambasadori i Kinës në Senegal.
Senegal u bë vendi i parë i Afrikës perëndimore që merr këtë sasi të lartë vaksinash.
Më 15 shkurt, 200 mijë doza të vakisina Sinopharm-it që u dhanë nga ndihma e Kinës, mbërritën në Zimbabve, një ndër vendet më të varfra në botë, që morën dërgesën e parë të vaksinës.
Sipas të dhënave paraprake, të pakta 8 udhëheqës të botës janë vaksinuar publikisht nga vaksina kineze, përfshi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, presidenti i Indonezisë Joko Widodo, princi dhe kryeministri i Bahrain-it Salman, presidenti i Peru-së Francisco Sagasti, presidenti kilian Sebastián Piñera, kryeministri i Jordanit Bisher Al-Khasawneh etj.
Sipas njoftimeve nga New York Times, deri tani janë përdorur në botë 180 milionë doza vaksinash. Amerika e Veriut dhe Evropa kanë përqindje më të lartë të vaksinimit, për çdo 100 persona, janë përdorur 9.7 doza në Amerikë të Veriut dhe 5.6 doza në Evropë, por vetëm 2 doza në Amerikë Latine, 1.5 doza në Azi, më pak se 0.1 doza në Afrikë.
“Vendet në zhvillim nga Afrika e Veriut deri në Amerikë Latine preferojnë vaksinat kineze”. “Washington Post” vuri në dukje se numri i vaksinave të porositura nga vendet e pasura është 2 deri 3 herë e numrit të popullsisë së tyre, por vendet e varfëra në zhvillim s’mund të lidhin kontrata për vaksinat e kompanive perëndimore. Ata zgjodhën vaksinat kineze. Në shembullin e Peru-së, pas porositjes së vaksinave kineze, mund të vaksinohen gjysma e popullsisë deri në qershor.
Më 16 shkurt, dërgesa e parë e vaksinave kineze mbërriti në Budapest të Hungarisë, vend i parë i BE-së që importoi vaksinën kineze. “Wall Street Journal” tha se për shkak të problemeve në prodhimin e vaksinave, që ngadalëson marrjen e vaksinave në BE, disa vende të vogla evropiane nisën blerjen e vaksinave nga Kina. Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Australisë etj., po marrin parasysh blerjen e vaksinave kineze dhe ruse. Disa funksionarë të lartë të vendeve evropiane thanë se disa ditë pas nënshkrimit të kontratave me palën kineze, një milion doza të vaksinave kineze mund të dërgohen në fillim. Në artikull vihet në dukje se Kina ka deklaruar më parë shpërndarjen e vaksinave të saj me vendet e tjera