Me vijat e tij rozë dhe të verdha, “Mali i ylberit” duket sikur i përket një planeti tjetër

Mirëpo, ato janë Andet peruane, pikërisht në këtu në planetin Tokë

Mali, ngjyrat e të cilit shkaktohen nga depozitat e mineraleve, ndodhet rreth tri deri në katër orë me veturë në juglindje të qytetit Cusco, një qytet i bukur i mbushur me ndërtesa koloniale spanjolle.

Maja e kësaj mrekullie të natyrës ndodhet në 5.200 metra mbi nivelin e detit. Besoni apo jo, ky mal u zbulua vetëm në vitin 2015 kur bora që e mbuloi u shkri, duke zbuluar bukurinë natyrore të shkëmbit poshtë, transmeton Telegrafi.

I formuar nga moti, kushtet mjedisore dhe depozitat sedimentare me kalimin e kohës, mineralogjia unike e malit ka krijuar një efekt mermeri, me nuanca të shtresuara prej ari, livando, të kuqe dhe bruz që ngrihen në qiell.