Më së ftohti në Berovë, më së shumti borë në Hanet e Mavrovës

Shkup, 12 shkurt – Në ora 7 në mëngjes më së shumti borë 30 centimetra ka në Hanet e Mavrovës, 22 në Kodrën e Diellit, 15 centimetra në Krushevë, 10 në Pozharan dhe tre centimetra në Gjurishtë.

Më së ftohti -6 gradë janë matur në Berovë, -4 në Manastir, Tetovë, Kodrën e Diellit, -3 në Shkup-Petrovec, Strumicë, Demir Kapi, Hanet e Mavrovës, -2 në Shtip, Pretor, Dibër, -1 në Ohër, Prilep, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, zero gradë në Skhup-Zajçev Rid, Krushevë dhe dy gradë në Kumanovë, Vinicë, Dojran.