Me pagesë më të mirë të taksave komunale, dobi do të kenë qytetarët

Gostivar, 31 janar – Tre kryetarë komunash të komunës së Gostivarit, Kumanovës dhe Tetovës i kanë këmbyer përvojat për përmirësimin e pagesës së taksave dhe si kjo e përmirëson jetën e qytetarëve. Arben Taravari, Maksim Dimitrievski dhe Bilall Kasami u shprehën në situatën me tatimet në komunat e tyre si pjesëmarrës në panel diskutimin në temë “Motivimi i qytetarëve për pagesën e tatimeve”.
Për kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari, pagesa e taksave komunale është shumë me rëndësi, sepse siç tha kjo në masë të madhe ndihmon në realizimin e projekteve kapitale, ndërsa nga ana tjetër ndikon ndaj uljes së borxheve. Ai nga debati i sotëm pret të rrjedhin propozime konkrete të cilat do të zbatohen në praktikë.
Ai në debat tha se në vitin 2020 pagesa ka rënë në 45 për qind, ndërsa në vitin e fundit ajo përqindje është përmirësuar. Si problem kyç në grumbullimin e tatimeve në komunën e Gostivarit është theksuar evidencë tatimore dhe kjo mund të tejkalohet me bërjen e bazës së të dhënave dhe softuerit i cili do të lidhë shumë institucione.
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, si kyç në motivimin e qytetarëve që t’i shlyejnë obligimet e dhënies së shembullit personal dhe llogaridhënie gjatë shpenzimit të parave.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se mbledhja e taksave të qytetarëve në komunën e Tetovës është rreth 20-30 për qind, të cilën ai e vlerësoi si shumë të ulët, ndërsa motivimin e qytetarëve e vlerëson jashtëzakonisht të rëndësishëm në përmirësimin e mbledhjes.