“Më lodhe trurin, mos më kap ashtu” – Gjesti i ashpër me Egli Takon

Gjesti dhe Egli Tako duket se janë zënë sërish me njëri-tjetrin.
Dyshja, në tentativë për t’u bërë çift, këto kohë kanë pasur shumë ulje e ngritje.
Ka qenë banori nga Kosova i cili i ka kërkuar Eglit që ta lë të qetë, për faktin se është bërë e bezdisshme.

Kjo duket për letrën që shkroi Gjesti për Shën Valentin dhe për qaforen, i cili ka thënë se e ka nga tezja.
Egli duket se ka akoma dyshime dhe për këtë ka ngritur sërish një debat me autorin e këngës “Alo”.
Derisa po flinin bashkë, Gjesti i tha se e ka lodhur me këto gjëra, që janë bërë të përsëritshme.