Me letërnjoftim të falsifikuar ka dashur të hyjë në Maqedoni

Shkup, 16 gusht – Një grua paraqiti një letërnjoftim serb të falsifikuar kur hyri në Maqedoni.

Më 2 gusht, ajo paraqiti një letërnjoftim të Serbisë të falsifikuar në pikën kufitare Belanoc. Qendra Rajonale për Çështjet Kufitare në Veri ka ngritur kallëzime penale kundër A.A.(40), për shkak të dyshimin për kryerjen e veprës penale “falsifikimit të dokumenteve”, thonë nga MPB.