Më 30 mars dalin rezultatet përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë

Shkup, 17 mars – Udhëheqësi i Entit Shtetëror për Statistikë njoftoi se më 30 mars do të shpallen rezultatet përfundimtare të Regjistrimit, për të cilin po përgatitet manifestim në Sallën e Filarmonisë.

Në Regjistrim, çdo qytetar kishte të drejtë të regjistrohej siç mendon. Është iluzion të presësh rritje të popullsisë kur ka rritje të emigrimit, thotë Simovski në paraqitjen e sotme në “Studio 10” në TV24.

Sipas tij, strategjia demografike e 16 viteve më parë ishte shumë e gabuar.

“Po emigrojnë të rinjtë që mbartin natalitetin. Duhet një lloj tjetër politike. Dhe kur merren masat më të mira, nuk mund të pritet një bum demografik. Secili prej nesh duhet të ketë mundësinë për punë cilësore, faktori i dytë – mundësia për arsim cilësor, duhet edhe shëndet cilësor dhe komunikim i mirë dhe së pesti, nevojat njerëzore të kenë mundësi të plotësohen kudo. Problemi është edhe me migrimin në nivel të brendshëm, thekson Simovski.

Regjistrimi zgjati nga 5 deri më 30 shtator 2021. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave të publikuara menjëherë pas regjistrimit të popullsisë, janë regjistruar gjithsej 1.832.696 persona, janë regjistruar 568.175 amvisëri dhe 837.255 banesa.
Regjistrimi i fundit në vend u mbajt në vitin 2002, kur popullsia e përgjithshme ishte 2,022,547 njerëz.