Me 250 milion denarë në Fondin intervenues do t’u ndihmohet bujqve

Shkup, 15 mars – Me 250 milion denarë në Fondin intervenues do t’u ndihmohet bujqve për të zvogëluar shpenzimet prodhuese në kushte kur po rriten çmimet e repromaterialeve dhe po zvogëlohen çmimet e blerjes. Programi për fondin intervenues është miratuar sot në seancë qeveritare, ndërsa po miratohet për herë të parë.

Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Lupço Nikollovski sonte në deklaratë për media sqaroi se po bëhet fjalë për mjete që janë jashtë nga Programi për subvencione me çka do tu jepet ndihmë bujqve në këtë krizë të rëndë ekonomike me të cilën po përballet e gjithë bota.

“Për këtë periudhë të rëndë, Qeveria dhe Ministria kanë orientuar të gjitha burimet drejtë menaxhimit me krizën. Vazhdojmë me bisedime me të gjitha palët tjera të interesuara për të zgjidhur problemet dhe të gjejmë plasman të produkteve bujqësore”, tha Nikollovski.

Një pjesë e mjeteve në Fondin intervenues është i dedikuar për furnizim me plehra artificiale për prodhimtarinë e grurit dhe elbit, ndërsa një pjesë për  mbarështuesit e dhenve dhe derrave. Bujqit do të mund të aplikojnë prej më 1 maj të këtij viti, ndërsa pagesat do të jenë më të shpejta, në fakt, sipas ministrit Nikollovski, do të duhet të realizohet deri më 30 qershor të këtij viti.

Për furnizimin me plehra artificiale për prodhimin e grurit dhe elbit janë parapa 120 milion denarë apo rreth dy milion euro.

“Sipas analizave që ne bëjmë në periudhën e kaluar, e patjetërsueshme dhe urgjente është të japim mbështetje në pjesën e furnizimit me plehra artificiale, Bujqit do të përfitojnë nga dy mijë e gjysmë denarë për hektar për shpenzimin e bërë për furnizim me plehra artificiale për sasi më pak se 200 kilogram për hektar”, sqaroi Nikolllovski,

Blegtorët do të marrin nga 400 denarë për qengj të shitur në vendet e caktuara edhe nga 1.500 denarë për derra. Për këtë qëllim pritet të paguhen rreth dy milion euro.

Në lidhje me rezervat e grurit, misrit dhe thëngjillit. Nikollovski informoi se ka prej 45 deri në 50 mijë tonë grurë, rreth 10 mijë tonë misër dhe rreth 9 mijë tonë elb. Shtoi se është rritur prodhimtari a dhe janë rritur rezervat tek mullinjtë.

“Me vigjilencë e përcjellim gjendjen Qytetarët duhet të jetë të qetë”, porositi Nikollovski.