Mbyllet pjesa e parë: Kosova në epërsi të dyfishtë ndaj Burkina Faso
Ka përfunduar pjesa e parë në miqësoren e Kosovës, ndaj ekipit nga Afrika, Burkina Faso.
Kosova është në epërsi 2:0 ndaj Burkina Faso.
Ndeshjen e filluan më mirë ‘Dardanët’, ku në minutën e 4` të ndeshjes pas një harkimi shumë të mirë të Edon Zhegrovës shënoi Fidan Aliti me një vole goditje, për t`i dhuruar epërsinë Kosovës.
Ishte një ndeshje mjaft e mirë e Kosovës me shumë raste për realizim.
Në minutën e 23` të ndeshjes, nga distanca rreth 24 metra, shënoi një super gol sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani.
Pjesa e parë i takoi kombëtares së Kosovës në çdo aspekt të lojës.
Burkina Faso u munduan të rrezikonin, por nuk arritën.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshim të rezultatit në pjesën e dytë, apo do mbyllet ndeshja me rezultatin e pjesës së parë.

