Mbrojtja e tokës bujqësore, jetike për plotësimin e nevojave të popullsisë

Mbrojtjes së tokës bujqësore dhe ngritjes së cilësisë së saj, për të zgjeruar hapësirën e prodhimit bujqësor, po j kushtohet një vëmendje e veçantë nga qeveria kineze .
Për të intensifikuar punën në këtë drejtim , janë marrë një sërë masash për të siguruar që sipërfaqja e tokës bujqësore të mbetet mbi 120 milionë hektarë dhe për parandalimin e prirjes së uljes së sipërfaqes së përgjithshme të kësaj toke, shkruan CMG
Mbrojtja e tokës bujqësore është bërë një detyrë më e vështirë në epokën e re , ndaj është bërë thirrje për përmirësimin e gjithanshëm të cilësisë së tokës bujqësore dhe shndërrimin e saj në tokë pjellore, duke siguruar rendimente të larta e të qëndrueshme në çfarëdo kushtesh meteorologjike.
Organet shtetërore kanë kërkuar të bëhen përpjekje për të forcuar kërkimin dhe zhvillimin, duke shtuar investimet në prodhim dhe duke kërkuar modele efektive zhvillimi, për të kapërcyer kufizimet natyrore të krijuara nga pamjaftueshmëria e tokës bujqësore në Kinë.
Puna e rikthimit të tokës bujqësore të zënë në mënyrë të paligjshme për përdorim jobujqësor duhet të bëhet realisht në bazë të zbatimit të ligjit, duke mbrojtur interesat e bujqve të prekur.
Gjithashtu po punohet edhe për hartimin e një plani për shfrytëzimin e tokës së kripur-alkaline, duke bërl përpjekje për të përshpejtuar përzgjedhjen dhe mbarështimin e varieteteve të kulturave që mund të rriten në tokë të kripur- alkaline dhe për të përhapur metodat efektive të sistemimit të kësaj lloj toke.