Mbrojtja e  biodiversitetit, përgjegjësi për qytetërimin njerëzor

Konferenca e  15-të e Palëve  Nënshkruese të Konventës të Diversitetit Biologjik që përfundoi në  Kunming të Kinës Jugperëndimore ishte një arenë e  diskutimeve  dhe e vendimmarrjeve të rëndësishme  lidhur me këtë çështje. Kina po merr  përherë e më shumë pozicionin e liderit drejtues në mbrojtjen e diversitetit bilogjik. Samiti I Kunmingut u adresua si sfida për ndalimin e humbjeve të vazhdueshme të specieve e diversitetit gjenetik dhe dëmtimit të ekosistemeve si dhe në përcaktimin e  rrugës së mirëqenies së njerëzimit për brezat e ardhshëm.

Kina është investuar fuqishëm  në mbrojtjen e diversitetit biologjik dhe në qeverisjen mjedisore duke arritur rezultate shumë të rëndësishme. Arritjet janë disa, por veçohet drejtimi që ekonomia kineze po fokusohet  për  zhvillimin e gjelbër me lëshim të ulët karboni, përpjekja për mbrojtjen dhe shumimin e pandave dhe vendosja si një prioritet kryesor në nismën  e fuqishme “ Një brez, një rrugë”  I faktorëve ekologjikë. Vëmendja e Kinës për qytetërimin ekologjik mishërohet edhe në  forcimin e mbrojtjes së diversitetit biologjik në ujrat bregdetare dhe ndërkombëtare. Filozofia udhëheqëse e Kinës për civilizimin ekologjik dhe Master Plani për Projektet Kryesore Kombëtare janë një bazë shumë e mirë dhe një garanci që jep Kina për Evropën dhe mbarë botën për çështjet e biodiversitetit.

Kina ka treguar se është e vetëdijshme  për nevojën e masave për mbrojtjen e diversitetit, që ndihmojnë sigurimin e ushqimit, njerëzit për t’iu përshtatur ndryshimeve klimaterike dhe në sigurimin e resurseve medicinale.  Humbja e habitateve dhe degradimi I natyrës  për shkak të aktivitetit të njeriut në Kinë është luftuar me  projekte të ndryshme  konservimi për biodiversitetin dhe ekosistemin. Investime të tilla strategjike kanë sjellë një ndërgjegjësim të shtuar  përsa I përket konservimit të  biodiversitetit. Në linjë me zotimet në rang global,Kina formuloi një politikë  në nivel kombëtar : Strategjinë  dhe Planin  e Veprimit për Ruajtjen e Biodiversitetit (2011-20130) . Kjo u konceptua si një sistem ligjor për ruajtjen e biodiversitetit dhe një mekanizëm  për përdorimin e  qëndrueshëm të burimeve  biologjike, dhe mbrojtja e  biodiversitetit ka arritur të prekë ndërgjegjshmërinë e vendasve . Metodat më të përhapura dhe më të zakonëshme përfshijnë krijimin e rezervave  natyrore, zbatimin e mbrojtjes së pyjeve dhe kthimin e tokës djerrë në kullota.  Kina ka 2740  rezerva natyrore, duke mbuluar 15 % të masës tokësore.Sistemi I ri I parqeve  është përpiluar për të shpëtuar florën dhe faunën, duke e bërë Kinën një shembull modern global. Kina ka përparuar me shpejtësi në zhvillimin e saj të gjelbër financiar të tregjeve. Deri në vitin 2020, kreditë e gjelbëra dhe  obligacionet e gjelbëra arritën  në 1.8 miliardë dollar amerikanë.

Bashkimi Europian ka qënë përherë me shumë zë për çështjet e divesitetit dhe duket se I ka shpeshtuar për këtë arësye, diskutimet me Kinën. BE-ja dhe Kina , mbeten dy prej zërave  gjeopolitikë më të shqetësuar për krizën e  biodivesrsitetit dhe nevojën për të përkthyer këtë shqetësim në aksione të mirëfillta për mbrojtjen dhe ripërtëritjen e tij. Ky shqetësim I përbashkët është pasuar nga një bashkëpunim më I madh, edhe në formën e konventave ndërkombëtare.