Mbretëresha ka vendosur të ndjekë ligjërisht çdo sulm të Harry dhe Meghan

Harry dhe Meghan hoqën dorë nga postet mbretërore, por kjo nuk do të thotë që s’do të kenë të bëjnë më me Madhërinë e saj. Madje kjo e fundit ka vendosur që të mos tolerojë më asnjë sulm në adresë të saj, duke ndjekur ligjërisht gjithçka.

Sipas The Sun, Mbretëresha ka zhvilluar bisedime me avokate dhe ka marrë vendimin të mos tolerojë ma asnjë akuzë a sulm ndaj saj.

Një kopje e kësaj deklarate parlajmëruese do t’i shkojë edhe shtëpisë botuese që do të nxjerrë në treg librin e Harry-t. Mesa duket, mbretëresha nuk do të lejojë që çifti të dalë nëpër intervista dhe të nxjerrë libra e ajo të rrijë duarkryq.