Mbresa befason sërish me deklaratën, thotë se Kosova është shtet qe 23 vjet
Banorët e Big Brother VIP Kosova janë kthyer në personazhet më të komentuara në media rozë.
Pothuajse çdo diskutim dhe deklaratë e tyre merr vëmendje të madhe dhe njëjtë ka ndodhur edhe me një huqje që Mbresa ka bërë së fundmit.
Banorët e BBVK kanë realizuar një ‘podcast’ në shtëpinë e famshme ku kanë folur rreth popullit shqiptar dhe për arritjet e disa prej emrave të njohur në botë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova
Në një moment Mbresa ka folur edhe për përkrahjen që shqiptarët I ka dhënë artistes me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ndërsa teksa foli për këtë ajo tha se Kosova është shtet qe 23 vjet.
“Mendoj që si popull jemi shumë suportiv. E mbaj mend këngën e parë të Dua Lipës, i kam lexuar komentet dhe 80% kanë qenë të shqiptarëve. E suportojmë njëri-tjetrin shumë. Por, ne e kemi problem sepse kemi pritshmëri të larta, krahasohemi me Zvicrën. Ne jemi shtet qe 23 vjet”, ka thënë Mbresa ndër tjera.

