MBPEU: Ndalohet eksporti i farave të lulediellit

Shkup, 11 gusht – Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi Vendimin për ndalesën e eksportit të farave të lulediellit.

Qëllimi i këtij Vendimi, siç bëri të ditur Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), është që të mundësohet që pas përfundimit të korrjes e cila duhet të fillojë në gjysmën e dytë të gushtit, së pari të furnizohen kapacitetet vendore për prodhimin e vajit të lulediellit për gatim.

“Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Ekonomisë kanë dorëzuar Vendim për plotësimin e Vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara, me të cilin i propozuan Qeverisë kufizimin e eksportit të shenjës së re tarifore 1206 00 – farat e lulediellit, përfshirë të thyera ose të grimcuara. Afati i zbatimit të kësaj shenje tarifore do të vazhdojë të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2022, siç është rregulluar në Vendimin për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara nga data 20 korrik 2022. Arsyeja e plotësimit të Vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara me shenjën tarifore 1206 00- farat e lulediellit, përfshirë të thyera ose të grimcuara, duhet të mundësojë që pas përfundimit të korrjes, e cila duhet të fillojë në gjysmën e dytë të gushtit, të furnizohen fillimisht objektet vendase për prodhimin e vajit të lulediellit për gatim”, bëjnë të ditur nga MBPEU.

Gjatë periudhës së kaluar në MBPEU ishin mbajtur mbledhje me prodhues dhe blerës të lulediellit me çka ishte konkluduar se në shtet ka sasi të mjaftueshme dhe mjete financiare për blerje të lulediellit nga ndërmarrjet e regjistruara.

“Në vitin 2022 presim prodhimin e 11.800 tonë luledielli dhe kemi sasi të mjaftueshme për të mbuluar dy muaj nevoja të brendshme. Për të mbështetur prodhimin e lulediellit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka krijuar disa masa. Për herë të parë këtë vit përmes programit intervenues është siguruar mbështetje financiare për plehun e luledielli edhe atë 40 për qind të çmimit ose 2.500 denarë për hektar si masë shtesë ndaj mbështetjes financiare bazë prej 11.000 denarë për hektar pa përdorimin e materialit të farërave të certifikuara dhe 15.000 denarë për hektar duke përdorur material të farës të certifikuar. Gjithashtu, është miratuar masë shtesë edhe për lulediellin e prodhuar dhe dorëzuar me minimum 1.500 kilogramë për hektar në kompani blerëse të regjistruar, në vlerë prej 5.760 denarë për hektar”, njoftoi Ministria.

Qëllimi i këtyre masave, potencoi, është që prodhimtaria vendore t’u dorëzohet ndërmarrjeve vendore blerëse.

“Kjo do të realizohet duke pasur parasysh se te prodhimi i lulediellit nga ky vit filloi prodhimi i dakorduar”, shton MBPEU.