Mbledhje të tre komisioneve kuvendore

Shkup, 15 shkurt – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, për financim dhe buxhet dhe për çështje ekonomike.

Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, është pika e vetme rreth të cilës do të diskutojnë në mbledhje anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme.

Në agjendë të mbledhjes së Komisionit për financim dhe buxhet janë propozim-ligjet për ndryshim të Ligjit për Tarifën doganore, Ligjit për dhënie të bonove të Republikës së Maqedonisë së Veriut për denacionalizimin dhe Ligjit për qarkullimin pagesor, të gjithë në procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Në mbledhjen e Komisionit për çështje ekonomike janë Propozim – plani financiar i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 dhe Propozim – vendimi për përcaktim të përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore, për financim të punës së Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.