Mbledhje të kryesisë së Aleancës për Shqiptarët pas rezultateve zgjedhore në Tetovë
Shkup, 21 gusht – Kryesia e Aleancës për Shqiptarët sonte mban mbledhje në Tetovë në të cilën do të shqyrtohen rezultatet e zgjedhjeve të djeshme për këshilltarë në Komunën e Tetovës, ndërsa do të bisedohet dhe për dorëheqjen e kryetarit të partisë Zijadin Sela.
Në zgjedhjet e djeshme në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët nuk fitoi asnjë vend në këshill.

