Mbledhje të komisioneve kuvendore për Çështje Evropiane dhe Ekonomike

Shkup, 21 mars – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajnë komisionet për Çështje Evropiane dhe për Çështje Ekonomike.

Propozim-ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, në lexim të parë dhe Propozim-ligj për shërbimet pagesore dhe sisteme pagesore, me procedurë të shkurtër, në lexim të dytë, janë në rend dite të mbledhjes së Komisionit për Çështje Evropiane.

Në mbledhjen e Komisionit për Çështje Ekonomike, siç është paralajmëruar, do të diskutohet për Propozim të planit financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore për vitin 2022 dhe Propozim të vendimit për konfirmimin e përqindjes së kapjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore, për financim të punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore për vitin 2022.