Mbledhje onlajn e Nikollovskit me ambasadorët për gjetjen e tregjeve alternative për produktet që eksportohen në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi

Shkup, 18 mars – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, sot me iniciativë të tij, ka mbajtur takim onlajn me ambasadorët dhe përfaqësuesit e Drejtorisë për diplomaci ekonomike pranë Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në takim, siç ka bërë të ditur ai në profilin e tij në Fejsbuk, janë diskutuar mundësitë e gjetjes së tregjeve alternative për ato produkte që eksportohen në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi.

“Në këto kohë të vështira të krizës globale, bashkërisht i investojmë të gjitha forcat dhe përpjekjet për t’i ndihmuar prodhuesit bujqësor të RMV që t’i plasojnë produktet e tyre jashtë vendit dhe të gjejnë tregje të reja për eksport”, theksoi ministri Nikollovski.