Mbledhje e rregullt e Qeverisë

Shkup, 22 mars – Qeveria sot në mesditë do të mbajë mbledhje të rregullt në të cilën, mes tjerash, do të debatojë për Informacionin për nevojë nga ndërmarrja të masave dhe aktiviteteve në lidhje me Katalogun e shërbimeve dhe Portalit nacional për shërbime elektronike me propozim të Kabinetit të zëvendëskryeministres përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, informoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Sipas rendit të ditës së propozuar, në mbledhjen e 32-të do të shqyrtohet edhe Propozim strategjia për zhvillim të turizmit fetar dhe mbështetje të manastireve aktive, me Plan Veprimi 2022-2026 i përgatitur dhe propozuar nga Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.