Mbledhje e KSHPK-së, në rend dite programi për punën në vitin 2023

Shkup, 28 dhejtor – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot do të mbajë mbledhje përmes platformës së komunikimit ZOOM, në rend dite të së cilës është programi për punën e Antikorrupsionit për vitin 2023.

Në mbledhje do të debatohet edhe për planet vjetore për ndjekjen e gjendjes pronësore dhe konfliktit të interesave për vitin 2023 dhe për zbatimin e kontrollit antikorrupsion për legjislativën e vitit 2023.

Anëtarët e KSHPK-së në mbledhje do të shpjegojnë edhe për veprimet në lidhje me mjete të formuara pas denoncimeve nga informatorët sipas Ligjit për mbrojtje të informatorëve