Mbledhja e Kryesisë së BDI-së/ Grubi: 99 për qind e debatit ka qenë për projektet ekonomike

Shkup, 31 tetor – Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, i ftuar sonte në emisioni “Click Plus” tha se gjatë mbledhjes së fundit të BDI-së, 99 për qind e kohës është folur për projektet ekonomike.

“99 për qind e debatit ka qenë për projekte infrastrukturore. Për realizimin e premtimeve të fushatave zgjedhore. Premtimet që kemi bërë ndaj qytetarëve në ekzekutiv, pushtet lokal.

Grubi: BDI-ja nuk punëson njerëz

Sipas Grubit, punësimet bëhen nëpërmjet institucioneve të shtetit përmes konkurseve publike.

Punësimet nuk i bën BDI-së, i bëjnë institucionet e shtetit. Shpallen nga Agjencia e Administratës, aplikojnë njerëz që i plotësojnë kushtet. Pa i plotësuar kushtet në intervistë nuk kalon. Në dy vitet e fundit janë punësuar mbi 3000 persona.

Grubi shtoi se BDI-ja është partia që më së shumti ka promovuar gruan në politikë.

“BDI-ja është partia që më së shumti promovon gratë në politikë. BDI-ja është partia që ka promovuar deputeten e parë grua, kryetaren e parë grua në komunë, nënkryetaren e pare grua në Kuvend, ministren e pare grua.”- tha Grubi.

Grubi mohon “Grupin e zjarrit”: E tha vetë Ali Ahmeti!

I pyetur për të ashtuquajturin “Grupi i zjarrit”, brenda BDI-së, ai u përgjigj se një grup i tillë nuk ekziston, pasi një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Meqë zoti Ahmeti publikisht tha se nuk ekziston “Grupi i zjarrit”, por ekzistojnë struktura të BDI-së, nuk mund të flas për një grup apo grup tjetër. Për këtë u deklarua edhe Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani që nuk ekziston një grup i tillë, edhe unë e konfirmoj.

Grubi bëri të ditur se në administratën publike janë 21 për qind të të punësuarave janë shqiptarë, nga këshilltari i lartë deri te referenti.

“21 e për qind e administratës publike i kemi shqiptarë. Prej këshilltaret të parë deri te referenti. Jemi me mijëra njerëz nëpër drejtori, zëvendësdrejtori, nëpër ministri. Të gjitha këto projekte ka pasur sabotazhë nga ana e institucioneve të shtetit”- tha Grubi.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, mes tjerash tha se te opozita shqiptare kanë gjetur mbështetje për ndryshimet kushtetuese dhe për proceset e eurointegrimeve.

“Nuk kemi folur për oferta publike, por për përkrahje të proceseve eurointegruese dhe kemi gjetur mbështetje të plotë të opozita shqiptare dhe po shpresojmë të njëjtën ta bëjmë edhe me deputetët e opozitës maqedonase, përjashtuar opozitën.”- tha Grubi.