Mbi 600 mysafirë në edicionin e 11-të të Ditës së Fasules në Tearcë
Tearcë, 8 tetor – Pas dy viteve pauzë për shkak të pandemisë, sot në Tearcë të Tetovës u mbajt edicioni i njëmbëdhjetë i manifestimit “Dita e Fasules” që ka për qëllim promovimin e produktit më të njohur bujqësor në rajon si dhe diversitetin etno-kulturor të kësaj zone.
Vizitorët në këtë manifestim si edhe çdo vit kishin mundësi që të marrin pjesë në programin e pasur kulturor artistik, i cili përfundoi me drekë të përbashkët me fasule të freskët të përgatitur.
“Çdo vit numri i vizitorëve rritet, këtë vit regjistroi diku rreth 600 të ftuar. Baza e ngjarjes është e njëjtë, ne duam të promovojmë fasulen në një nivel më të lartë dhe në këtë mënyrë të ndihmojmë bujqit, kultivuesit e mjaltës dhe shkollat që kanë vendosur t’i kushtojnë një pjesë të punës së tyre kësaj kulture. Shënimi i kësaj dite është i rëndësishëm në përpjekjen tonë për të ruajtur traditën e kultivimit të fasuleve”, deklaroi Metin Muaremi nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim.
Të gjithë vizitorët kishin mundësinë që ta provojnë fasulen të cilën e përgatiti kuzhinieri Mirko Gjorgjeski.