Mbi 500 vrapues vendas dhe të huaj do të marrin pjesë në garën Vodno-Matka Treils
Shkup, 2 prill – Ngjarje sportive njëditëshe – garë në vrapim malor do të mbahet sot në relacionin Vodno-Matkë Treils. Ngjarja në tërësi është e përbërë nga tre gara – Vodno-Matkë që është me gjatë prej 40 kilometra, Vodno Treil me gjatë prej 27 kilomtra dhe Vodno IziRan – garë e gjatë 10 kilometra.
Garat zhvillohen në rrethinën e Shkupit – në shpatet e malit Vodno dhe në Kanionin e Matkës, zonë e pasur me rralëësi natyrore dhe monumente kulturore nga e kaluara.
Në organizim të Shoqatës për vrapim malor “TREKS” nga Shkupi, vitin e pestë me radhë organizohet gara Vodno-Matka Treils, e cila këtë vit është nën mbështetje të Qytetit të Shkupit, ndërsa sponzor i përgjithshëm është SHA Halkbank Shkup.
Vodno-Matka Treil Maratona është garë malore e cila çon drejt lidhjeve pyjore më të bukura të malit Vodno dhe Matkës. Kjo garë e cila është me dallim të vërtetë prej 2700 metra dhe çon lartë-poshtë deri në Matkë dhe prapa është rekomanduar për vrapuesit me përvojë, me kondicion solid fizik dhe mendor të nevojshëm për ta përfunduar këtë sfidë treil të vështirë.
Në Vodno-Matka Treilsin e sivjetëm, siç paralajmëruan organizatorët, do të marrin pjesë mbi 500 vrapues, midis të cilëve edhe pjesëmarrës nga vendet tjera – Serbia, Greqia, Kosova, Bullgaria, Shqipëria, por edhe nga Britania e Madhe, Polonia, Turqia, Hungaria, Gjermania, Holanda, Suedia, Spanja, Sllovenia etj.

