Mbi 36 milionë euro për të përballuar thatësirën,Italia shpall gjendjen e emergjencës

Mungesa e shirave, ujlja e nivelit të ujit në lumenjtë e liqenet, si dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit, kanë detyruar qeverinë italiane që me një mbledhje urgjente të Këshillit të Ministrave të firmosin gjendjen e emergjencës për  motive atmosferike, për thatësirën në pesë rajone italiane: Piemonte, Lombardia, Veneto, Emilia Romagna e Firuli Venezia Giulia.

Janë kryesisht territore të përshkruara nga Lumi Po e nga Alpet Lindorel.

Lumi Po ka zbritur gjatë ditëve të fundit në një nivel rekord uji që nuk regjistrohej prej 30 vitesh e Alpet Lindore kanë vuajtur gjatë dimrit të shkuar mungesën e reshjeve të borës, gjë që ka influencuar në deficitin hidrikë që është krijuar në këtë teritor.

Qeveria italiane ka lëvruar një fond prej 36 milionë e 500 mijë euro në ndihmë të situatës së jashtëzakonshme që po kalojnë këto teritore që kanë të nevojshme funksionimin si duhet të shërbimeve publike në sistemin hidrik, në rrjetin strategjik e në infrastrukturë.

Kjo shumë është marrë nga Fondi i Emergjencave Kombëtare e është pjesatuar në bazë të emergjencave në këto pesë rajone me statusin e emergjencës për thatësirën.

Rajoni i Piemontes ka marrë rreth 7 milionë e 600 mijë euro e kreu i këtij rajoni Alberto Cirio kërkon që të njihet dhe gjëndja e fatkeqësisë natyrore për sektorin bujqësor piemotez ku mungesa hidrike ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

10.9 milionë euro kanë shkuar në ndihmë të rajonit Emiklia Romagna ku situata në lumin Po është dramatike e alarmi i eskspertëve hidrikë është se ky lum po gëlltitet nga deti e shtrati i tij po mbushet me ujë të kripur.

Mungesa e ujit e harxhimi pa kriter i tij ka detyruar mjaft kryetarë bashkie të marrin masa të forta deri në gjobvënie. Në Verona, kryebashkiaku ka firmosur urdhëresën me afat kohor deri më 31 gusht e cila gjobit deri në 500 euro cilindo qytetar që për pastrim shtëpie e ujitje shpenzon ujin e pijshëm. E po ashtu në qytete të tjera si Ravenna Torino, Ferrara etj.

Në Milano kyetari i bashkisë ka vendosur të mbyllë shatërvanet e çezmat e qytetit.