Mbi 26 milionë përdorues interneti në mbarë botën diskutojnë sondazhet e CGTN-it

Lidhur me çështjen e gjurmueshmërisë së koronavirusit të ri, Qendra e Studimit të Politikave e CGTN-it kreu sondazhe të opinionit publik në “Youtube”, “Twitter”, “Facebook”, “VK”, “Weibo” dhe “WeChat” në gjashtë gjuhët zyrtare të OKB-së: kineze, angleze, spanjolle, frënge, arabe e ruse, duke publikuar raportin përkatës, që ka ndezur diskutime të nxehta mes përdoruesve të internetit në tërë botën.

Sipas një sondazhi të publikuar më 26 korrik, 80 % e përdoruesve globalë që morën pjesë në votim shprehën mendimin se çështja e gjurmimit të origjinës së koronavirusit të ri ishte politizuar. Në një sondazh të dytë të publikuar më 30 korrik, 83.1 % e përdoruesve të internetit pjesëmarrës ishin pro që të hetohet ShBA-ja si vend i mundshëm i origjinës së COVID-19. 

Deri tani, sondazhet e Qendrës së Studimit të Politikave të CGTN kanë tërhequr vëmendjen e më shumë se 26 milionë përdoruesve në mbarë botën, dhe më shumë se 280 000 përdorues lanë mesazhe në zonën e komenteve në shumë gjuhë. Përdoruesit e internetit nga vende të ndryshme besojnë se puna e gjurmimit të virusit duhet të zhvillohet në shumë vende.

Disa përdorues të internetit vunë në dukje  se kërkimi shkencor në shumë vende ka ndryshuar kronologjinë e epidemisë. Përdoruesja “susanne williamsson” komentoi: “Ndërsa ajo që dimë shtohet gradualisht, pasi kemi parë hetimet mjekësore dhe shkencore të disa vendeve të tjera që në shtator 2019, duhet ta hetojmë këtë çështje në mbarë botën.”

Sondazhi i Qendrës së Studimit të Politikave të CGTN-it zbuloi se fjalët kyçe që u shfaqën më shumë në ndërveprimin e përdoruesve të internetit ishin “trysni politike”, “sanksione amerikane”, “kontroll i mediave”, “diskriminim” dhe “pengim i zhvillimit të Kinës”. Përdoruesit e internetit që morën pjesë në sondazh ndodhen në vende të ndryshme në të katër anët e botës, por arritën shpejt unanimitete kur komentuan. Ata shprehën të njëjtat aspirata në gjuhë të ndryshme: “Hetimi i origjinës së koronavirusit të ri nuk e zgjidh problemin e kontrollit të pandemisë. Kjo është një strategji politike që synon të mbulojë përpjekjet e ShBA-së për të kontrolluar ngritjen e Kinës. ”