Mbështetje për Zaevin nga njeriu i parë i NDI-së Derek Miçel

Shkup, 17 gusht – Kryeministri Zoran Zaev mori mbështetje nga kryetari i Institutit Nacional Demokratik Derek Miçell për vendimin për pranimin e civilëve afganë në vend.

“Instituti demokratik nacional e përshëndet kryeministrin e Maqedonisë së Veriut për angazhimin e tij për të pranuar civilë afganë, të cilët jetën e tyre ia kanë kushtuar shoqërisë së qetë, multietnike me të drejta të barabarta për të gjithë. Ky lidership dhe solidaritet është ajo që kërkohet në kohë krize”, shkroi në tuiterin e tij kryetari i organizatës joqeveritare amerikane e cila i kushtohet zhvillimit të demokracisë në vend.