Mbappe pjesë e skuadrës së PSG-së për ndeshjen ndaj Realit

Kylian Mbappe ka marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor se mund të jetë në dispozicion në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit që zhvillohet nesër (e mërkurë).

Anësori francez pësoi një lëndim gjatë stërvitjeve të hënën duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në sfidën kthyese të të tetës së finales.

Ishte pikërisht Mbappe njeriu që e vendosi takimin e parë me një gol të vonshëm në Parc des Princes, ashtu që trajneri Mauricio Pochettino dëshiron ta ketë në skuadër.

Ai nuk luajti në sfidën e fundjavës kundër Nice si pasojë e suspendimit dhe pësoi një lëndim të hënën në stërvitje.

PSG ka lëshuar një komunikatë për shtyp gjatë ditës së sotme (e martë), ku thuhet se ekzaminimet e fundit mjekësore kanë qenë qetësuese dhe Mbappe do të ekzaminohet edhe një herë para fillimit të ndeshjes.https://450f25f9b04fd1afeb5ab2af8dcdc009.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Me gjithë përpjekjet, Sergio Ramos nuk është në dispozicion, mirëpo do të udhëtojë me bashkëlojtarët për takimin me ish-skuadrën e tij, ndërsa Ander Herrera vuan nga konjunktiviti.