Mask do ta zhbllokojë profilin e Trampit në Tuiter

Pronari i ri i Tuiterit, Ilon Mask paralajmëroi sot se do ta zhbllokojë profilin e ish-presidentit amerikan Donald Tramp.

“Mendoj se ky ka qenë vendim moralisht i gabuar dhe të jem plotësisht i qartë, tepër i marrë”, deklaroi Mask.

Themeluesi i kompanive “Tesla” dhe “Spejs Iks” nga fundi i prillit e ka blerë Tuiterin për 44 miliardë dollarë, por ende duhet të marrë mbështetje nga aksionerët dhe organet rregullatore.