MASH fillon procesin e optimizmit në shkolla

Shkup, 6 tetor – Me projektin e Ministrisë se Arsimit për optimizimin e rrjetit të shkollave në vend, i cili është në proces, 10 deri në 15 shkolla rezikojnë të mbyllen. Edhe pse drejtori i Shkollës Fillore Qëndrore “Rexhë Rushit Zajazi”, Naser Ismaili, mendon se nuk rrezikon të mbyllet asnjë shkollë periferike, por e pranon se numri i nxënësve ka rënë ndjeshëm.

“Para 20 viteve sigurisht që numri ka qenë më i madh, nëse këtë vit janë 287 nxënës, në vitin 2006/2007 numri i nxënësve ka qenë gjithsej 788 nxënës. Sigurisht shkaqet janë siç dihet, shpërngulja, por edhe nataliteti në rënje, pra nuk kemi lindje siç kemi patur më herët. Vitin e kaluar nga shkolla jonë janë larguar pesë nxënës, ato kanë migruar në Gjermani, ndërsa sivjet deri në këto momente nuk kemi nxënës që janë larguar.” – tha Drejtori i Shkollës Fillore Qendrore, “Rexhë Rushit Zajazi”, Naser Ismaili.

Situatë e ngjajshme është edhe në qytetin e Dibrës, aktualisht nuk pritet që shkollat periferike të mbyllen, por nëse numri i nxënësve vazhdon të bije me këtë intenzitet, në të ardhmen një gjë e tillë është e pashmangshme, thonë nga Inspektorati Komunal i Arsimit në Dibër.

”Ka një rënie të konsiderueshme të numrit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme. Si përcjellës i situatës së shkollave në komunën e Dibrës, mund të them se gjatë këtyre 20 viteve të fundit numri i nxënësve ka një rënje prej 40% në nivel komunal. Momentalisht sipas informacioneve që kam nuk ka ndonjë rrezik për mbylljen e paraleleve në shkollat periferike por tendenca ekziston që në të ardhmen të kemi numër më të vogël të nxënësve” – u shpreh Burim Kaziu, Inspektor Komunal i Arsimit në Dibër.

Zv.Ministri i Arsimit, Lulzim Aliu, e ka të qartë se mësimëdhënësit janë te shqetësuar për vendet e punës, por ministria ka përgatitur plan për sitemimin e tyre.

”Procesi i optimizimit nënkupton që këto shkolla ku nuk ka numër të mjaftueshëm të nxënësve, ose më sakt ku numri është tëpër i ulët, pra më një nxënës, dy nxënës, tre nxënës brenda një klase, në interes të nxënësve, do të bëhet që këto klasë të transferohen të shkolla qëndrore. Ministia për fëmijët që janë në distancë më të madhe ju siguron transportin dhe këto shkolla do të punojnë me qëndrim tërë ditorë dhe për këtë arsye do të jenë të angazhuar dy e më tëpër mësues., pra mësuesit të mos ngelen pa punë dhe nëse janë më qëndrim ditore të dy mësuesit do ta zhvillojnë mësimin edhe ai i qëndrores dhe si i periferikes.” – deklaroi Zv.Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu.

Sipas Aliut, me procesin e optimizimit mund të mbyllen edhe 25 shkolla periferike në të gjithë teritorin e Maqeonisë së Veriut. Ekipet e ministrisë aktualisht në terren janë duke grumbulluar informacione për këto shkolla.