MASH: Është shpallur konkurs për botimin e teksteve shkollore për arsimin fillor

Shkup, 25 mars – Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se në kuadër të procesit të përmirësimit të përmbajtjeve mësimore dhe modernizimit të mësimdhënies në arsimin fillor, Shërbimi Pedagogjik shpalli sot konkursin për botimin e teksteve shkollore për lëndët nga klasa e parë, e dytë, e katërt dhe e pestë në arsimin fillor nëntëvjeçar për të cilat janë punuar planprograme të reja.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë autorët që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 10 të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm. Kështu, autori i tekstit mund të marrë pjesë në konkurs vetëm me një dorëshkrim për një tekst shkollor për një lëndë dhe ai duhet të përgatitet sipas planit dhe programit mësimor për klasën përkatëse dhe në përputhje me Konceptin për tekstet shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm.

Afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimeve të teksteve shkollore është 11 maj 2022.

Më shumë detaje për të gjitha kushtet shtesë, kriteret, dokumentacionin e kërkuar dhe mënyrën e dorëzimit mund të jepen në linkun e mëposhtëm.

“Versioni i shtypur i teksteve sipas Ligjit ekzistues për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm është i domosdoshëm në mësimdhënie, por nuk e përjashton rëndësinë e formës digjitale. Ministria e Arsimit dhe Shkencës përpiqet që çdo nxënës të ketë akses në formatin e tekstit shkollor që do të mundësojë efektivitetin më të madh në procesin e përvetësimit të njohurive”, thuhet në kumtesën e MASH.