Masat kundër Covid 19 nuk ndryshojnë, shënohet ulje e lehtë e të infektuarve
Shkup, 1 shkurt – Tani për nuk ka nevojë për kufizime të reja, sepse ka një ulje të vogël të të infektuarve të rinj me Kovid-19, konsiderojnë kompetentët. Certifikatat për kovid ende vlejnë, ndërsa sot do të dihet edhe kur do të zbatohet skriningu në shkolla.
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali dje tha ka rritje të lehtë sa i përket numrit të të sapoinfektuarve dhe se po ndiqet gjendja me kapacitetet e shtretërve spitalorë.
” Tash për tash nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese. Tashmë dhjetë ditë ka rritje të lehtë të numrit të të hospitalizuarve, e kjo do të thotë se jemi duke e përcjellë gjendjen, duke e kontrolluar dhe me kapacitete të shtretërve, të cilët janë mjaftueshëm edhe nga aspekti i kuadrit jemi mjaftueshëm të mirë organizuar. Kështu që na mbetet neve vetëm të presim që të ulet numri. Ka rritje të lehtë sa i përket numrit të të sapoinfektuarve. Vazhdojmë kështu siç jemi”, konsideron ministri dikasterial.
Këtë e theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i cili tha se tash për tash nuk planifikohet heqje e certifikatave kovid.
“Sipas gjendjes epidemiologjike, në vend ka numër shumë të vogël të të vaksinuarve, ndërsa vazhdon ende piku i valës së katërt. Nuk mund të flasim për zvogëlimin e masave restriktive”, shtoi ministri.
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do ta mbajë edh seancën e parë në përbërje të re, me ç’rast mes tjerash, duhet të merret vendim si dhe kur do të zbatohet skriningu nlë shkolla siç paralajmëroi ministri.
Skriningu do të realizohet përmes Qendrave për shëndet publik të cilat e bëjnë evidencën e të gjitha rasteve pozitive.
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse takohet çdo të marte, sepse kjo konsiderohet si ditë për evaluim të javës epidemiologjike nga e hëna deri të hënën.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik, në 24 orët e fundit janë bërë 3.197 teste, ndërsa janë regjistruar 711 raste të reja me Kovid-19, 22 të vdekur dhe 7.170 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.788.251 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 268.901, numri i të shëruarve është 246.864, numri i të vdekurve është 8.409 dhe numri i rasteve aktive është 13.628.

