Masat e reja zbrazën qendrat tregtare, fitimi është ulur për 40%
Shkup, 26 gusht – Kovid masat e reja tërësisht kanë dobësuar sektorin e biznesit. Tregtarët maksimalisht i mbështesin përpjekjet e institucioneve që të përballen me virusin, por konsiderojnë se ato masa janë shumë të ashpra. Thonë se edhe qendrat tregtare janë pothuajse të zbrazura, vizitueshmëria është ulur për 60% në krahasim me muajin e kaluar, informon Zhurnal.
“Që nga fillimi i pandemisë, qendrat tregtare dhe dyqanet, njëherit dhe brendet tërësisht kanë zbatuar masat për luftë më të madhe kundër virusit. Të punësuarit dhe vizitorët vazhdimisht kanë mbajtur maska, kemi kufizime të vizitorëve në shitore si dhe sinjalizim në largësi, përdoret dezinfektues, të gjitha sistemet e ventilimit punojnë vazhdimisht, dezinfektojnë. Përskaj gjitha këtyre masave, masa për personat e vaksinuar tërësisht apo vetëm me një dozë të mund të hyjnë, na bëri që fitimi të ulet për 40%, që përsëri po përballemi edhe me një valë të rënies ekonomike të brendeve tona”, thonë nga Fashion Group.
City Mall ka regjistruar humbje të mëdha në një vit e gjysmë të fundit, që nga fillimi i pandemisë.
“Për vetëm një muaj, të ardhurat e shitoreve janë ulur nga 30 deri në 49%, pikërisht ato kanë kontribuar më tepër që të vijojnë punën sipas protokoleve. Ndoshta duhet të mendohet për ndonjë masë eventuale, më saktë vizitorët në objekte të mbyllura të hyjnë vetëm me test negativ, siç është shembull në disa vende evropiane”, thonë nga City Mall.
Nga sektori i biznesit thonë se në këtë mënyrë, në mënyrë drastike ulet puna në dyqane, si dhe mbyllja e bizneseve të tyre nëse vazhdohet kështu, nuk përjashtohet. Kështu, ata kërkojnë mënyra tjera të nxitin qytetarët të vaksinohen apo të lejojnë së paku teste negative me çmime të lira.//Zhurnal.mk