Masat e reja antikrizë, pas ribalansit të buxhetit

Shkup, 2 qershor – Pas miratimit të buxhetit, në afat sa më të shkurtër do të nisë zbatimi i masave të reja antikrizë të cilat do të targetohen, njoftoi Ministria e Financave. Ata bëjnë të ditur se në ribalansin e buxhetit janë parashikuar rreth 76 milionë euro për masa anti krizë, si dhe për subvencione për rritjen e pagës minimale, para për rritjen e pensioneve dhe mjete shtesë për subvencione për fermerët.

“Shqetësimi për qytetarët dhe ekonominë do të vazhdojë, ndërkohë që do të vazhdojë edhe angazhimi për të ndjekur një politikë të kujdesshme fiskale, e cila synon uljen e deficitit buxhetor në periudhën afatmesme”, thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Financave.

Ndaj sqarojnë se me ribalansin e buxhetit, përkundër zgjerimit të sigurt të deficitit, ai është ende nën nivelin e vitit 2021 dhe dukshëm nën nivelin e krizës në vitin 2020.

“Në afat të mesëm planifikohet ngushtim i deficitit buxhetor përmes përmirësimit të paguesës të të ardhurave buxhetore, masa për ulje të ekonomisë gri dhe për parandalimin, uljen dhe restrukturimin e harxhimeve buxhetore, shkurtimin e harxhimeve joprioritare dhe jo thelbsore, mbështetje më e madhe në sektorin privat dhe invoacione me qëllim përforcimin e konkurencës, komponentë sociale për mbështetje për kategoritë e rënduara të banorëve dhe rishikimin e metodologjive për transferimin e subvencioneve, ndryshimeve në burimet e finansimit të deficitit buxhetor, diverzifikim më i madh i burimeve të finansimit të deficitit, finansimin dhe realizimin e projekteve të caktuara përmes partneritetit publiko-privat dhe themelimin e fondit zhvillimor”, thonë nga MF.

Me pakon e parë të masave, sipas Ministrisë së Financave, janë amortizuar goditjet e para të krizës sikurse parandalimi i goditjes së çmimeve dhe rritja spekulative e mimeve me çka janë parandaluar shkalla më të larta të inflaciionit. Vlera e masave të deritanishme për shkatërrimin e krizës së çmimeve dhe energjetike është rreth 615 milion euro./Zhurnal.mk