Masakër në një supermarket në Bafallo

Së paku 10 persona e humbën jetën pasi një burrë i armatosur ka hyrë në një supermarket dhe ka filluar të shtënat. Incidenti ka ndodhur në qytetin Bafallo në shtetin federal amerikan Nju-Jork.
Në incident Në incident janë plagosur edhe tre persona. Katër nga të vrarit kanë qenë të punësuar në supermarket, në mesin e së cilëve edhe një pjesëtar i sigurimit.
Sulmuesi ka publikuar “manifest” në internet, ndërsa sulmin e ka transmetuar “Tuiç” (Twitch), rrjet social për transmetimin drejtpërdrejtë (striming) të videopërmbajtjeve.