Marseille interesohet për Lenglet të Barcelonës

Olympiqye Marsellie po interesohet për mbrojtësin e Barcelonës, Clement Lenglet.

Ekipi francez së shpejti pritet t’i fillojë bisedimet për lojtarin në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt.

Në anën tjetër, Barça është e gatshme t’i dëgjojë ofertat që vijnë në drejtim të tyre për lojtarin, pasi francezi nuk llogaritet si pjesë qenësore e skemave të Xavi Hernandez për sezonin e ardhshëm.

Pos Marseille, të interesuar për Lenglet janë edhe disa skuadra nga Premier League, përfshirë këtu Wolverhampton dhe Newcastle që dëshirojnë t’i përforcojnë radhët e tyre me elementë cilësorë në mbrojtje.