Marotta: Qëndrueshmëria është më e rëndësishme se rezultatet

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe ‘Beppe’ Marotta, pretendon se qëndrueshmëria është më e rëndësishme se rezultatet dhe shpjegon se si pronarët e huaj kanë ndryshuar futbollin italian.

Sot (e premte) në mëngjes, drejtori i Nerazzurrëve mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Sektori Federal i FIGC dhe SDA Bocconi School of Management në Milano.

Marotta ka shfrytëzuar këtë për të folur për Interin, teksa ka thënë se rezultatet janë në plan të dytë.

“Sot, qëndrueshmëria është para rezultatit. Është parimi që i jep jetë klubeve të futbollit në planin afatgjatë”, ka thënë fillimisht Marotta.

“Pavarësisht mospërputhjeve me pasionin e fansave, ardhja e pronarëve të huaj në Itali ishte e rëndësishme sepse ndryshoi modelin e biznesit që kishte në thelb bujarinë e sipërmarrësve”.

“Mendoj se synimi i të gjithëve është të ofrojë një produkt interesant dhe për këtë arsye, besoj se mosmarrëveshjet janë të dëmshme”.

“Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë se, në fund të fundit, puna kryesore është loja”, përfundoi drejtori i Interit.