Maroku “mbijeton” kundër Kroacisë, skuadrat ndahen në barazim

Maroku dhe Kroacia janë ndarë në barazim gjatë kësaj sfide të sotme e cila startoi në orën 11:00.

Kroatët ishin favorit në letër për këtë ndeshje, por Maroku ka mundur t’i bëj ballë Modric dhe shokëve të tij të ekipit. Pjesa e parë nuk ishte shumë intensive, ku të dyja ekipet tentuan nga 4 herë secila për të provokuar golin, gjë e cila nuk erdhi.

Pjesa e dytë ishte një dominim total nga kroatët, ku edhe përqindja e mbajtjes së topit ishte dukshëm në favorin e tyre. Shumë tentative për të krijuar raste, por asnjëra nuk rezultoi efektiv.

Kështu, klubet u ndanë në një barazim pa gola në këtë sfidë debutuese për ta.