Mariçiq: Të gjitha çështjet me Bullgarinë duhet t’i vendosim në një dokument që mos të ketë kërkesa të reja
Shkup, 24 shkurt – Në interes të vendit është që hollësisht të definohen çështjet me Bullgarinë me qëllim që të mos ketë bllokada të reja, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
“Qëllimi ynë është që të gjitha çështjet për të cilat bisedohet me Bullgarinë t’i vendosim në një dokument gjithëpërfshirës që të mos ketë kërkesa të reja përgjatë rrugës dhe t’iu japim garanci me shkrim të cilat janë detyrime tona, e cilat bullgare”, tha Mariçiqi për “Utrinski Brifing” (Brifingu i mëngjesit).
Sipas tij, në interes të vendit është që hollësisht të definohen kërkesat dhe të dëshmohen nga BE-ja, që të mund t’i zbatojmë dhe kur do ta përfundojmë këtë, të niset bllokada përgjatë të gjitha fazave të bisedimeve.
Ai konsideron se opozita duhet të ndalojë me kërkesat për zgjedhje dhe të përqendrohet në çështjet e rëndësishme.
“Është mirë që opozita ta mbështesë dhe të përfshihet në proces, sepse për çfarëdo që merremi vesh me Bullgarinë do të duhet kohë për zbatim, kjo nuk ndodh gjatë natës. Opozita duhet të ndalojë me opsesionin për zgjedhje dhe të përqendrohet dhe japë qëndrime për çështjet e rëndësishme”, porositi Mariçiqi.
Zëvendëskryeministri theksoi se me Bullgarinë bisedohet për shumë tema të rëndësishme dhe ka shumë kërkesa, por kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës, tha, është më e komplikuara për shkak të mënyrës së zbatimit për çka nevojitet mbështetje më e madhe në vend.

