Mariçiq: Shfrytëzim maksimal të mjeteve IPA për nevojat reale të qytetarëve

Shkup, 15 mars – Pa dallim të krizës globale, nuk heqim dorë nga prioriteti i përcaktuar – zbatimi i agjendës së reformave, zhvillimi rajonal dhe krijimi i kushteve për investime të reja me qëllim të përparimit të procesit eurointegrues dhe arritjen e standardeve evropiane dhe vlerave në vend për qytetarët tanë, theksoi zëvendëskryeministri Bojan Mariçiqi dhe Fatmir Bytyqi në takimin e sotëm koordinues për fondet IPA parainkuruese.

Mariçiqi dhe Bytyqi biseduan për aktivitetet aktuale të Planit të ndërhyrjes për investime, si dhe për hapat e ardhshëm të fazës së parë të Strategjisë kombëtare për vitin 2021 – 2041.

“Shfrytëzimi i mjeteve financiare IPA duhet të jenë për nevojat reale të qytetarëve, prandaj edhe qasja koordinuese në planifikimin dhe krijimin e projekteve të cilat do të bazohen mbi prioritetet e Strategjisë kombëtare, ndërsa njëkohësisht do të jenë në kohezion me politikat evropiane”, tha Mariçiqi.

Zëvendëskryeministrat ranë dakord për aktivitetet e ardhshme në pjesën e projekteve të Planit Evropian dhe Investuese si prioritete për financim përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, me fokus në agjendën e gjelbër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht përmes investimeve në burimet të rinovueshme dhe menaxhimin me mbeturinat.