Mariçiq: Përmes mjeteve IPA e shohim Evropën në vepër
Shkup, 4 shkurt – Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot ishte për vizitë në komunën e Vallandovës ku kishte takim pune me kryetarin Pero Kostadinov, pas të cilit bënë një xhiro nëpër institucionet të cilat kanë realizuar projekte, të financuara përmes fondeve dhe programeve evropiane.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe kryetari Kostadinov në takim biseduan për mundësitë për financim të projekteve për zhvillim lokal socio- ekonomik në kuadër të Programeve IPA INTERREG për bashkëpunim ndërkufitar të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Greqisë dhe me Republikën e Bullgarisë, si dhe programet e deritanishme të realizuara me sukses në nivel të komunës, si dhe aktivitetet e ardhshme të cilat planifikohen, ndërsa janë bazë e mirë për zhvillimin lokal, por edhe më gjerë për zhvillimin e Rajonit Planor Juglindor.
“Më gëzon përkushtimi dhe tempoja e punës së kryetarit Kostadinov në realizimin e projekteve të financuara me mjete IPA. Dua që edhe në të ardhmen të ju inkurajoj për punë edhe më intensive në realizimin e projekteve IPA, veçanërisht duke marrë parasysh atë që do të vijojë periudhë e bashkëpunimit të intensifikuar ndërkufitar dhe partneritete të reja. Kjo tregon se Republika e Maqedonisë së Veriut me vendosmëri dhe hapa të përshpejtuar në rrugën evropiane, ndërsa përmes këtyre projekteve e shohim Evropën në aksion në nivel lokal”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.
Njëherësh, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane theksoi edhe se ajo që Qeveria e bën sa i përket integrimit evropian dhe reformave gjithëpërfshirëse në vend, janë në drejtim të qytetarëve dhe vetëqeverisjeve lokale me të vërtetë t’i ndjejnë përfitimet konkrete nga procesi i integrimit evropian dhe për këtë përkushtohen dhe investojnë energji për shfrytëzim më efikas të mjeteve nga fondet IPA.

