Mariçiq – Jan Kop: Për ne është e rëndësishme mbështetja nga Holanda në rrugën evropiane dhe në procesin reformues
Shkup, 7 shkurt – Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq sot realizoi takim me ambasadorin holandez në vend, Dirk Jan Kop, ku u bisedua për dinamikën e procesit eurointegrues, vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe mbështetjen financiare të cilën në lloj të projekteve e merr Maqedonia e Veriut nga ana e Holandës.
“Për ne është e rëndësishme mbështetja nga Mbretëria e Holandës në procesin për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Në takimin e sotëm me ambasadorin Jan Kop konfirmuam se politika e zgjerimit të BE-së është me rëndësi për stabilitetin dhe përparimin e rajonit, sepse siguron rregulla të vetme lidhur me demokracinë, sundimin e së drejtës, të drejtave të njeriut, por edhe treg më të madh dhe investime. Maqedonia e Veriut mbetet fuqimisht e përkushtuar në procesin e inkuadrimit në BE dhe pres që në periudhën në vijim do të punojmë së bashku me partnerët tanë evropianë për ta përshpejtuar dinamikën e procesit me punë të përkushtuar ndaj reformave gjithpërfshirëse”, theksoi Mariçiq.
Siç informojnë nga kabineti i zëvendëskryeministrit, Mariçiq dhe Jan Kop biseduan edhe për zgjerimin e mbështetjes tradicionale në reforma, me theks në sundimin e së drejtës dhe jurisprudencës, si dhe për përparimin në bashkëpunimin mes vendit tonë dhe Bullgarisë në drejtim të mënjanimit të plotë të vetos drejt fillimit përfundimtar të negociatave inkuadruese me Unionin, me ç’rast u potencua mbështetja holandeze për të ardhmen evropiane të vendit.

