Mariçiq: I forcojmë kapacitetet për programimin dhe shfrytëzimin e IPA fondeve

Shkup, 25 shkurt – Zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe IPA koordinator kombëtar, Bojan Mariçiq sot mbajti takim me ministrat për aktivitetet të cilat vijojnë nga fusha e IPA fondeve dhe ndihma donatore, me ç’rast e theksoi rëndësinë nga përfshirja direkte e ministrave dikasterial në punën e grupeve sektoriale të punës, me çka do të konfirmohet përkushtimi politik i procesit të programimit dhe shfrytëzimi i IPA.

“Nga fillimi i mandatit tim si IPA koordinator kombëtar kam realizuar shumë takime me donatorët ndër të cilët edhe me EUD, ku kemi biseduar për funksionimin dhe rëndësinë e grupeve sektoriale të punës, Donatorët, sipas thënieve të tyre, i kuptojnë këto grupe si trupa në të cilët diskutohet vetëm për IPA, ndërsa ata do të donin që fokusi të jetë në strategjitë sektoriale dhe kombëtare, politike dhe parimore”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq para ministrave dikasterial në takimin e mbajtur para fillimit të ciklit të ri të takimeve ët grupeve sektoriale të punës.

Zëvendëskryeministri Mariçiq i prezantoi edhe ndryshimet në punën e grupeve sektoriale, duke treguar se kryesues në Grupet sektoriale të punës pa përjashtim në rend të parë të jenë ministrat dikasterial dhe paralajmëroi ndryshim të Rregullores për punën e të gjithëve.

Mariçiq paralajmëroi se në periudhën në vijim planifikon së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi dhe ministrin e Financave, Fatmir Besimin të mbajnë takim me bashkësinë e donatorëve për t’i prezantuar dokumentet horizontale të Qeverisë siç janë NPAA, ERP, Plani zhvillimor kombëtar.

Grupet sektoriale të punës janë formuar për herë të parë në vitin 2015 me vendosjen e IPA 2 dhe qasjen sektoriale në kuadër të këtij instrumenti.