Mariçiq-Holthof-Fertner: Maqedonia e Veriut ka kohë që e meriton t’i fillojë negociatat me BE-në

Shkup, 28 mars – Sinjalet pozitive nga BE-ja për vendin janë të mirëseardhura, por nevojiten hapa konkrete nga ana e Unionit, veçanërisht duke e pasur parasysh jostabilitetin të cilin e shkakton gjendja ushtarake në Ukrainë, e cila në të vërtetë është luftë edhe kundër Evropës së lirë, vlerësuan në takimin e sotëm në Shkup, zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri për çështje federale, evropian edhe ndërkombëtare të krahinës federale gjermane Rajna Veriore Vestfalia, Shtefan Holrhof-Fertner.

Siç kumtoi SÇE-ja, zëvendëskryeministri Mariçiq në takim me ministrin Holrhof-Fertner shprehu falënderim për përkushtimin e qeverisë gjermane të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht gjatë sfidave gjeopolitike me të cilët përballet kontinenti.

“Për ne është shumë e rëndësishme, sepse mendoj se është sinjal për përkushtimin e Republikës Federale të Gjermanisë për zgjerimin e Unionit me vendet e rajonit. Tani është koha për një hap të liderëve dhe presim mbështetje të fortë për vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian dhe ajo duhet të konfirmohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq në takim.

Ministri Holrhof-Fertner nga ana e tij, shtohet, e konfirmoi avancimin e vendit në reformat dhe se ka kohë që Maqedonia e Veriut meriton t’i fillojë negociatat me Unionin: Ai shfaqi edhe shpresë se negociatat me Bullgarinë do të jenë të suksesshme, njëjtë si edhe me Greqinë dhe në këtë kohë në sfida globale, të gjithë së bashku do të dëshmojnë se BE-ja është opsioni i vetëm për vendet e rajonit.

Në bisedimet, zëvendëskryeministri Mariçiq u përqendrua edhe në bashkëpunimin që e kemi me Republikën federale gjermane e cila fillimisht reflekton në ndihmën e vazhdueshme për vendi tonë që t’i arrijë standardet evropiane në sferat e përfshira me kapitujt negociues, veçanërisht ato të cilët kanë të bëjnë me qeverisjen e të drejtës, por edhe për hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim me krahinën federale Rajna Veriore Vestfalia, qëndron në kumtesë.